ShowBiz

Klea Huta zbulon gjininë e foshnjës

Para pak javësh u bë e ditur se moderatorja bukuroshe Klea Huta është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe Elgiti do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë, i cili pritet të vijë në jetë në fillim të verës.

Së fundmi Klea ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të shtatzënisë duke i konfirmuar. Ajo ka publikuar në Instastory një foto brenda një dyqani me veshje për fëmijë dhe nga ngjyra blu që mbizotëron duket qartë që janë rroba për djem.

Mesa duket moderatorja ka filluar të bëjë parapërgatitjet për vogëlushin që do të vijë në jetë.

the authorGazetaKNN