Aktuale

Fshatrat e Ferizajt që nga e marta pa energji elektrike, tash edhe pa ujë

Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të borës kanë sjellë telashe në shumicën e komunave të Kosovës. e një pjesë e madhe e vendit ka mbetur pa energji elektrike, kurse disa fshatra të komunës së Ferizajt, siç janë Tërrni, Bablaku, Banushi, Surqina, Mirashi e Cërnilla, janë në terr të plotë që nga dita e martë.

Në orët e pasdites të së martës, territori i Kosovës është përfshirë me ndryshime të motit.

Erërat e forta që kanë mbizotëruar në vend dhe mandej edhe reshjet e borës, kanë bërë që gati gjysma e Kosovës të mbetet pa energji elektrike.

Deri sa në ndonjë vendbanim KEDS-i, ka mundur të eliminoj defektet, një pjesë e madhe e rajonit të Ferizajt po vazhdon të mbetet të terr të plotë.

Janë fshatrat Tërrn, Bablak, Banush, Surqinë, Mirash e Cërnillë, që kanë mbetur pa energji elektrike që nga dita e martë.

Banorë të këtyre fshatrave kanë shkuar në adresë të FaktePlus dhe tregojnë se telat e rrymës janë në shumë vende të këputur dhe po rrinë ashtu nëpër tokë ende, pasi ekipe të KEDS-it edhe pas tri ditedhe pas tri ditësh ende nuk kanë ardhur të intervenojnë.

Banorët e këtyre fshatrave tash kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm, pasi në mungesë të energjisë elektrike nuk punojnë as pompat e ujësjellësit.

“Jemi pa rrymë që nga dita e martë dhe i kemi thirr me dhjetëra herë në KEDS e ju kemi treguar se telat janë këputur nga era dhe askush ende nuk ka ardhur të intervenojë. Tash po bëhen tri ditë kështu”, ka thënë një banor i Bablakut.

Ndërsa edhe një banor tjetër nga Surqina tregon janë në terr që nga dita e martë dhe tash kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

“Nga dita e martë jemi pa rrymë dhe askush nuk po vjen të rregulloj telat që kanë mbetur nëpër tokë. Tash kemi mbetur edhe pa ujë të pijshëm, pasi pompat e ujësjellësit nuk punojnë pa rrymë. Zoti na ndihmoftë”, ka thënë ky banor.

Kujtojmë se për shkak të dëmeve në rrjetin elektrik, numër i madh i fshatrave, por edhe qytete nga dita e martë kanë mbetur dhe ende janë pa rrymë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kërkuar dje informacione nga KEDS, ku kjo e fundit ka pohuar se vendi gjendet në një situatë emergjente për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se pas dëmeve që janë shkaktuar të gjitha ekipet janë të mobilizuara për të sanuar dëmet që janë shkaktuar./FaktePlus