Aktuale

Kurti pyetet: A do t’i dërgoni fëmijët tuaj në shërbimin ushtarak, në Kosovë?

Mandatari i Qeverisë së re, Albin Kurti na programin qeverisës ka thënë sot se në Kosovë shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

Por, lidhur me këtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, e ka një pyetje për Kurtin.

“Unë me shumë se nder e kam t’i dergoj femijtë e mi në shërbimin ushtarak të Kosovës!
Por ju Albin Kurti si kryeministër ne ardhje a do t’i dergoni fëmijtë tuaj në shërbim në Kosovë?
Ne kemi ushtri profesionale dhe tepër të pergatitur”, ishte pyetja e Selmanajt për Kurtin.