Aktuale

Ia vendosi flamujt te xhepi i setrës, por ja çka i tha Albin Kurti-Ganimete Musliut

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka dalur në foltoren e Kuvendit teksa Albin Kurti po e paraqiste programin qeverisës.

Kurti ndër vite është i njohur që mbante flamurin kombëtar me vete, madje edhe vendoste në pallto.

Kësaj here si mandatar i Qeverisë nuk e kishte vendosur një broshurë të tillë. Por Ganimete Musliu u sigurua që kjo mos t’i mungojë në një ditë si kjo.

Ajo ia vendosi në setër Kurtit, broshurën me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, Kurti e falenderoi Musliun.

“Falëminderit shumë falimeniderit deputete Musliu”, i tha Kurti.