Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nga sot janë bashkuar për të qeverisur me vendin.
Kjo është bërë e ditur nga vet lideri i Lëvizjes Vetëvëndosje Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët për media.
“Sot u takuam me profesor Isa Mustafën. U dakorduam të takohemi edhe nesër për ta formuar Qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen për formimin e Qeverisë ku jemi pajtuar për të gjitha pikat. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejtë, por dhe se ka qenë një tendencë për të kursyer sa më shumë. Ne jemi dakorduar që për kryetar të Kuvendit, VV-ja ta propozojë kandidatin e LDK-së dhe të ecim përpara”, deklaroi Kurti
Kurti tha se do të jenë 15 ministri, 33 zv/ministra dhe dy zv.kryeministra, përcjell FaktePLus
Ndërsa Mustafa tha se marrëveshja është rezultat i punës së përbashkët. Ai tha se për presidentin do të flitet më vonë teksa tregoi se kandidatin për kryetar të Kuvendit do ta caktojnë në organe.
“Ne kemi arritur marrëveshje. Vlerësojmë se është marrëveshje e mirë që është në dobi të Kosovës. Është rezultat i mirëkuptimit dhe punës së përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së dhe bashkëpunëtorit e Kurtit. Kemi arritur bashkërisht në një zgjidhje e cila do të jetë në dobi të Kosovës”, deklaroi Mustafa, raporton FaktePlus.
Me arritjen e kësaj marrëveshje këto dy parti që nga tani do ta ndajnë së bashku ndërtesën e Qeverisë. Kështu të dy partitë i kanë dhënë fund ngërçit disa mujor.