Një mosmarrëveshje në komunikacion përfundoi keq dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën, shkruan lajmi.net.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.