Të premten pritet të merret vendimi final rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Ai ka deklaruar se do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shpresën se nga atje do të vjen me lajme pozitive për këtë projekt, raporton KTV.
Merret vesh se në një video konferencë të mbajtur kohë më parë mes palës kosovare dhe drejtuesve të Bankës Botërore këta të fundit kanë pasur një disponim për të mbështetur këtë projekt.
Termocentrali pritet të financohet nga “Contour Global”, ndërsa do të ndërtohet nga një prej kompanive që do të përzgjidhen në një garë të hapur.
Vlera e investimit parashihet të jetë mbi 1 miliard euro dhe prodhimi i këtij termocentrali do të jetë rreth 500 megavatë.