Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thirrur për nesër mbledhje të Qeverisë në detyrë.
Mbledhja do të mbahet nesër nga ora 13:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zyra për media e kryeministrit në detyrë.
Mbledhja që do të mbahet nesër është e 116 me radhë, të tilla pas dorëheqjes Haradinaj ka thirrur disa herë.
Ndryshe, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit me 19 korrik të vitit të kaluar, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale për intervistim. /Lajmi.net/