Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 30 vjetorin e themelimit.
Kryetar i parë i kësaj partie, ishte ish- presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari deri sa ndërroi jetë.
E me rastin e 30 vjetorit të themelimit, LDK do të mbajë edhe një manifestim .
Mirëpo, para se të mbahet ceremonia e 30 vjetrit të themelimit, anëtarë nga Kryesia, si dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.