Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë në 10 gradë Celsius.
Dita e enjte do të karakterizohet me mot me mjegull pothuaj në pjesën më të madhe të rrafshit të Kosovës, pjesa tjetër e Dukagjinit do të ketë më pak mjegull dhe më shumë intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Bazuar në këtë situatë meteorologjike dhe prezencën e masave anticiklonike, cilësia e ajrit vazhdon të mbetet në vlerat e pashëndetshme.
Reshje shiu të karakterit frontal parashihen të fillojnë ditën e diele e tutje./Express/