Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar marrëveshjen për koalicion pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Front Online.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:
Të nderuar, Nesër (e mërkurë), më datë 18 dhjetor 2019, në orën 14:30, në selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë rend dite: – Ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit 2019; – Të ndryshme./Front Online