Rajon & Botë

Eliminohet Jeremic, portugezi Antonio Guterres është Sekretar i ri i OKB-së

Ish kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

 

Ndërkohë, ish ministri i Jashtëm i Serbisë, është eliminuar nga gara për këtë post, siç edhe pritej, transmeton Express.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Guterres, 66-vjeçar, është “favorit i qartë” për t’u bërë shef i ardhshëm i OKB-së, ka thënë sot ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

Churkin ka thënë se shpreson se Guterres do të zgjidhet me miratim nesër.

“Kemi vendosur që nesër të mbajmë një votë formale, dhe shpresojmë se ai do të zgjidhet me aklamacion,” tha Churkin.

Por, për të konfirmuar edhe zyrtarisht zgjedhjen e Guterres shef të OKB-së, nesër do të mbahet një votim formal.

Jeremic është bllokuar nga disa shtete anëtare perëndimore me të drejtë vetoje, për shkak se Jeremici s’e pranon pavarësinë e Kosovës dhe e kunërshton NATO’n.

15 shtetet anëtare të Këshillit të sigurimit votuan sot në mënyrë të fshehtë për 10 kandidatët, dhe asnjëra nga ta nuk votoi kundër Guterres.

Guterres mori 13 vota inkurajuese, ndërsa dy shtete anëtare abstenuan.

Ban Ki-moon do ta lërë postin e shefit të OKB-së pas plot 10 viteve.