Aktuale

Kamioni godet për vdekje këmbësorin në Klinë

Në magjistralen Prishtinë-Pejë saktësisht në Gllarevë një person është goditur nga një kamion në rreth orës 9.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë.

Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe zyrtari për medie nga Policia rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Rreth orës 8:50 minuta Policia është informuar se në fshatin Gllarevë, në Komunën e Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe viktima këmbësor. Kmëbësori si pasojë e aksidentit ka ndërrar jetë. Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes ëshrtë Policia Rajonale e Pejës dhe Prokurori i Shtetit”, ka thënë ai./FaktePlus