Qeveria në largim do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballësh të Rihterit që goditi Shqipërinë sot në orët e hershme të mëngjesit.
Burime të FaktePlus kanë bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 13:00.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet situata e fundit në Shqipëri pas tërmetit prej 6.4 ballësh të Rihterit dhe hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së Kosovës për t’i ndalë në ndihmë shtetit shqiptar./FaktePlus