Aktuale

LVV: Ankesa e NISMA-s në Kushtetuese për të shpëtuar nga ndëshkimi i 6 tetorit

Koalicioni parazgjedhor, Nisma-AKR-PD, sot kanë bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese 4639 votat e ardhura nga diaspora, siç kanë thënë pas datës 6 tetor 2019, kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, raporton “Front Online”.

Këto vota u pranuan nga KQZ-ja, pasi që Lëvizja “Vetëvendosje” bëri ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

Kundër pranimit të këtyre votave ishin deklaruar edhe zyrtarët e LDK-së dhe PDK-së në KQZ. Lidhur me ankesën e fundit të koalicionit Nisma-AKR-PD të bërë sot në Kushtetuese, zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Arlind Manxhuka, ka deklaruar për “Front Online” se NISMA-AKR-PD për të shpëtuar nga ndëshkimi që morën nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duan t’i ndalojnë votat e mërgatës sonë.

“Kërkesa e NISMA-s për të anuluar edhe votat e bashkardhetarëve shprehë qartë të vërtetën e tyre për gjithë këtë proces. Pra, ata për të shpëtuar nga ndëshkimi që morën nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duan t’i ndalojnë votat e mërgatës sonë. Më parë u fshehën edhe nën petkun e patriotizmit kinse duan të moslejojnë votat nga Serbia. Kjo që ndodhi sot, ku këta kërkuan edhe nga Kushtetuesja anulimin e votave të mërgatës, shpreh fytyrën e tyre të vërtetë” ka thënë Manxhuka. /Front Online/

the authorGazetaKNN