Aktuale

Policia e Kosovës i pret me ujë azilantët nga Siria

Azilantët nga Siria vazhdojnë të kërkojnë strehim në Kosovë. Sirianët po e shohin Kosovën si vend të sigurt për familjet e tyre.

Para disa ditësh është parë edhe një grup tjetër i sirianëve që kanë ardhur në Kosovë.

Ata janë vendosur në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.

Pritjen e tyre në vendin tonë e ka bërë Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Veprimi i pjesëtarëve të këtij institucioni ka lënë përshtypje të mirë.

Në disa fotografi që i ka siguruar FaktePlus, shihet se pjesëtarët e Policisë së  Kosovës kanë bërë pritjen e tyre me ujë.

Ata i kanë mirëpritur sirianët me ujë dhe mandej i kanë dërguar  për në qendren e strehimit, respektivisht në  Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.