Dua Lipa është e para që ka reaguar pasi që Anglia u mirëprit në Prishtinë në mënyrë madheshtore nga Dardanët.
Anglia dje luajti kundër Kosovës në Prishtinë kurse rezultati nuk ishte aq i rëndësishëm sa ishte mikpritja që kosovarët i bën Anglisë.
Përshtypje ky falënderim i ka lënë Dua Lipës e cila ka marrë foton e Anglisë dhe e ka postuar në InstaStory të saj.
Kujtojmë që Dua Lipa organizon në Kosovë çdo vit festivalin Sunnyhill, në të cilin për tri vite përformojnë emra të mëdhenj të muzikës në Kosovë.
