Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur dje e vdekur në banesën e saj.
Familja Kraja ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.
Motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet sot te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:0.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.
Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.
Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.
Kujtojmë se e ndjera është gjetur në banesën e saj në Lagjen Emshir të Prishtinës, tek ndërtesat e njohura si të arabëve.
Menjëherë pas raportimit për këtë rast, një ekip i FaktePlus ka qëndruar në këtë lagje.
Ashtu siç kemi raportuar edhe është konfirmuar se e vdekura është Arzana Kraja , e cila është e vajza e një akademiku të Kosovës, respektivisht kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.