Rajon & Botë

Piratët rrëmbejnë nëntë norvegjezë në Benin

Piratët i kanë rrëmbyer nëntë anëtarë të ekuipazhit nga një anije norvegjeze e mallrave në ujërat e Beninit, i cili është një shtet i vogël në perëndim të Afrikës.

Merret vesh se anija ishte duke transportuar gjips dhe nuk ishte duke lëvizur nëpër ujëra në momentin e rrëmbimit të anëtarëve të ekuipazhit.

Sipas Byrosë Ndërkombëtare të Transportit Ujor, Gjiri i Guinesë është rajoni më i rrezikshëm në botë për piratëri.

Rreth 62 marinarë janë rrëmbyer nga piratët në ujërat e Nigerisë, Guinesë, Togos, Beninit dhe Kamerunit vetëm gjatë këtij viti.

Ndonëse dukuria e piratërisë ka shënuar rënie në nivel botëror, ajo po vazhdon të rritet në Benin. Ekziston frika se vendi mund t’i ngjajë Somalisë sa i përket rrezikut që paraqesin piratët për transportin ujor.

Disa rrëmbime të ekuipazhit janë raportuar në Gjirin e Guinesë muajve të fundit, përfshirë rrëmbimin e tetë anëtarëve të ekuipazhit të një anije gjermane në gusht dhe dhjetë marinarëve turq në ujërat e Nigerisë në muajin korrik, shkruan “BBC”. Kosova Sot