Aktuale

Çfarë do të ndodhë në këtë lagje të Prishtinës, flet Shpend Ahmeti

Do të vendosen semaforë në udhëkryqin i cili lidhë rrugët Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur se ky udhëkryq ka frekuentim të madh.

Këtë vendim Kryetari i Komunës e ka marrë pasi që në analizën e bërë më Policinë e Kosovës ka dalë se ky lokacion është shumë i frekuentuar dhe vend i aksidenteve të shpeshta.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

“Këto ditë në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu (ose më thjeshtë te furra Qerimi 🙂 do të vendosen semaforët. Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve”.