Aktuale

41 aksidente dhe 1665 tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, prej të cilëve 17 me të lënduar, ndërsa 24 pa të lënduar.

Për mos respektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1665 tiketa trafiku, përcjell FaktePlus.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 28 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit./FaktePlus