Vjedhje të shpeshta janë raportuar të jenë bërë nëpër spitalet e ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). E viktimë e hajnave para dhjetë ditëve ishte një grua në Klinikën e Gjinekologjisë.
Gruas e cila ishte duke u trajtuar në Gjinekologji më 6 tetor nga çanta i janë vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro.
Me këtë rast janë marrë njësitet policore dhe pas një pune hetimore dje në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur të kapin hajnin.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro:, njofton policia.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./FaktePlus