Misioni BE-së, e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit dhe numërimit të zgjedhjeve të parakohshme, por edhe përqindjen e daljes në votim.
Megjithatë, sipas kryesueses së misionit, Viola Von Cramon-Taubadel, për serbët e Kosovës, procesi ka qenë i cenuar me fushatën e frikësimit për të votuar Listën Serbe.
Von Cramon-Taubadel, ka lavdëruar KQZ-në për punën e bërë dhe nivelin e transparencës, por në konkluzionet paraprake, që i ka lexuar ajo, ka pasur edhe kritika për disa institucione. /FaktePlus