Aktuale

Voton Isa Mustafa: Sot është një ditë tepër e rëndësishme

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i shoqëruar nga djali i tij ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas kryerjes së procesit të votimit Mustafa ka dhënë një deklarata për media.

Ndërkaq, të gjithë kandidatët për kryeministra kanë kryer procesin e votimit në mëngjesin e hershëm.

“Sot konsideroj që është një ditë tepër e rëndësishme për Kosovën. Shqiptarët sot vendosin për fatin dhe qeverisje e tyre. Kam besim e qytetarët dhe i ftoj që të marrin pasivisht pjesë në votim në mënyrë që të bëhet një numër më i madh se ajo është edhe vendimmarrje në të ardhmen e vendit”, tha Mustafa.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të drejtë vote kanë më shumë se 1.9 milionë qytetarë të Kosovës.