Aktuale

Thaçi: Tre tetori i vitit 1990 është ditë historike për Gjermaninë

Sot janë bërë 29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë.

Për këtë ditë ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell FaktePlus.

Ai ka thënë se tre tetori i vitit 1990 është ditë historike për Gjermaninë, por edhe për tërë demokracitë e botës.

“Urimet më të përzemërta popullit gjerman për Ditën e Unitetit Gjerman. Tre tetori i vitit 1990 është ditë historike për Gjermaninë, por edhe për tërë demokracitë e botës. Ajo ditë shënon të arritur konkrete të procesit të filluar me shembjen e Murit të Berlinit, e që më vonë do të rritej në një frymë të përgjithshme të ndryshimeve politike në tërë Europën, duke vënë vlerat dhe parimet e lirisë e demokracisë mbi parimet tjera”, ka thënë Thaçi.

Sipas , Thaçit kjo ditë ka frymëzuar të gjitha lëvizjet demokratike në Europë e më gjërë.

“Kjo ditë ka frymëzuar të gjitha lëvizjet demokratike në Europë e më gjerë, përfshirë edhe Kosovën, për t’u angazhuar për të drejtat dhe liritë qytetare të çdo populli. Duke kujtuar këtë ditë, shprehim mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ato gra e ata burra që u angazhuar për të mbajtur gjallë frymën e lirisë e barazisë”, ka thënë ai./FaktePlus/