Aktuale

Kapet duke vjedhur pjesë të veturave

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ishte kapur nga pronari i auto-servisit duke vjedhur pjesë të ndryshme të veturave.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ishte kapur nga pronari i auto-servisit duke vjedhur pjesë të ndryshme të veturave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.