Aktuale

Edhe një tentim vrasje në Prishtinë

Edhe një tentim vrasje ka ndodhur në kryeqytet, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur.

Kjo ngjarje e rëndë, siç njofton policia ka ndodhur ditën e djeshme, respektivisht pas orës 1:30 të natës.

“Raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Pas të shtënave në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.

Bëhet e ditur se për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa ende nuk ka ndonjë të arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë nga njësitë relevante./FaktePlus