Aktuale

Presidenti dekreton shpërndarjen e Kuvendit, së shpejti cakton datën për zgjedhje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bëri të ditur se sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës, ndërsa sё shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve tё parakohshme.

Këtë dekretim presidenti e ka bërë nё përputhje me kompetencat e tij kushtetuese vetëm disa ditë pasi deputetet votuan për shpërndarjen e Kuvendit.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka njoftuar presidenti.

Sipas tij, ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses.