Aktuale

Ferizaj, i vidhet vetura dhe dokumentet personale

Një qytetari në Ferizaj gjatë ditës së djeshme i është vjedhur vetura e tipit Seat. Por, siç ka njoftuar Policia e Kosovës bashkë me veturën këtij qytetari i janë vjedhur edhe pasaporta , letërnjoftim dhe patentë shoferi.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar , ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Seat me targa vendore në të cilën kishte dokumente personale(pasaporta , letërnjoftim, patentë shofer). Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.