Nëse nuk besoni në përralla, ndoshta fotografitë e Victoria Yore dhe Terrence Drysdale do t’ju inspirojnë që të besoni.
Çifti, ku njëri është fotograf dhe tjetri model, kanë udhëtuar përreth botës për të kapur fotografi magjike të pamjeve të ndryshme mahnitëse të botës.
Ata publikojnë vazhdimisht fotografi që shfaqin botën si një vend tjetër, sikur të jetë nxjerrë nga përrallat, transmeton Gazeta Express.
Përderisa fotografitë janë edhe të përpunuara me Photoshop për t’ua dhënë kualitetin dhe pamjen më të mirë, vendet në fotografi ekzistojnë me të vërtetë.
Shikoni fotografitë magjike, të cilat duken sikur janë nxjerrë nga një botë e përrallave:






















