ShowBiz

Ndërkohë që Luana po shijon pushimet, Marina ‘vuan’: Unë e shkreta

Marina dhe Luana Vjollca janë dy emra shumë të komentuar të ekranit shqiptar.

Luana Vjollca së fundi ka nisur pushimet në Monte Carlo, ndërsa nuk kanë munguar fotografitë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Në një imazh që e postoi në Instagram, Luana tregoi se po shijon në maksimum pushimet teksa dukej shumë joshëse e veshur në bikini rozë.

Por, duket se motra e saj, Marina, ia ka zili që nuk është me të në këto pushime, andaj ia la një mesazh në koment.

“Vuaj ketu une e shkreta. block e ke”, janë fjalët e Marinës. /Lajmi.net/