Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk japin një orar të saktë se kur do të udhëtojë drejt Mbretërisë së Holandës kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, por nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës thonë se Haradinaj do të fluturoj për Hagë në orën 12:30.
Mësohet se Haradinaj do të udhëtojë fillimisht për në Vjenë për të vazhduar më pas drejt kryeqytetit të Holandës.
Ishte vetë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj që ka konfirmuar se sot do të udhëtojë për intervistim në Hagë.
“Po, udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e kaluar.
E kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë atje në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.
Kurse sot kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka shkruar edhe pse udhëton për Hagë, do të jetë i palëkundur për vendimet e tij jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.
Këto janë fjalët që ka shkruar Haradinaj:
Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!
Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.
Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në.
Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.
Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!





















