Aktuale

Analiza e Vuçiqit: Dorëheqja e Haradinajt një trik kundër Thaçit e Veselit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mbrëmë kishte mbeldhur një takim urgjent të krerëve të shtetit, ndërkohë sot ashtu siç kishte premtuar, ka folur për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Ai ka folur nga zyra e tij në Beograd, duket thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt është një trik politik, dhe një lëvizje e Haradinajt për të dominuar mbi kundërshtarët e tij politikë.

“Ne kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po shkojnë në atë drejtim për të shtyrë edhe më tepër dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dorëheqja e Haradinajt është një trik politik, përmes të cilit dëshiron të fitoj më shumë popullaritet dhe të dominojë mbi kundërshtarët e tij politik”, ka thënë Vuçiq, shkruan REL, trasnmeton Gazeta Express.

Sipas tij Haradinaj dëshiron që të kthehet edhe më i fuqishëm pas Hagës, për të fituar më shumë vota në zgjedhjet e mundshme në shtator.

Përveç tjerash ai ka thënë se shteti serb duhet të veprojë me qetësi, duke porositur serbët që jetojnë në Kosovë se ‘mund të llogarisin në shtetin serb’.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të intervistohet në Hagë si i dyshuar./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli