ShowBiz

Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen e yllit amerikan në ‘Sunny Hill’

Këngëtarja e njohur amerikane do të jetë pjesë e festivalit ‘Sunny Hill’.

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, do të jetë pjesëmarrëse në festivalin ‘Sunny Hill’, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Dua Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram në të cilën shihet Miley duke e përmendur Kosovën.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë./Lajmi.net/