Franca është kapluar nga temperaturat rekorde.
Franca mund të arrijë temperaturën më të lartë ndonjëherë të regjistruar të premten në një valë të nxehtë që ka kaluar gjithë Evropën këtë javë.
Rekordi aktual është 44.1 gradë celsius – i matur gjatë një vale të nxehtë në 2003, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Në përgjigje, shërbimi kombëtar i motit të Francës ka lëshuar një paralajmërim të pashembullt të alarmit të kuq për katër rajone në jug.
Pjesa më e madhe e vendit mbetet në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë.
Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të gjitha temperaturat më të larta të tyre në qershor dhe në Spanjë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret më të këqija të Katalonjës në 20 vjet. /Lajmi.net/