Aktuale

Pacolli: Serbia po provon ta bllokojë Kosovën drejt integrimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim homologën e tij norvegjeze, Ine Eriksen, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe fuqizimin e mëtutjeshme të tyre.

Kryediplomati kosovar ia ka shpjeguar homogoles së tij bllokadën që po ia bënë Serbia shtetit të Kosovës në agjendën evropiane të saj.

“Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen. Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka theksuar se me kryediplomaten norvegjeze Ine Eriksen, u pajtuan që dy vendet ta thellojnë bashkëpunimin.

“U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia”, theksoi ajo. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli