Qyteti i Gjilanit është karakterizuar nga prokuroria e qytetit sipas raportit të tyre me disa vepra penale të llojit: dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor, kanosje, vjedhje e shërbimeve, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar në raportin 24 orësh se gjatë kësaj periudhe kohore ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Këta persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Gjithashtu është paraqitur edhe një kërkesë tjetër ndaj një tjetër personi për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhje e shërbimeve”, “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Më poshtë gjeni raportin e Prokurorisë Themelore në Gjilan për 24 orët e fundit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosje’’, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Gjithashtu, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Vjedhje e shërbimeve’’, ‘’Sulm’’ dhe ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’.