Pamje e jashtme e këngëtares përfolet shumë nëpër mediat rozë.
Adelina Tahiri është këngëtarja e radhës e cila ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi nga pushimet, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja është shumë aktive me postime në rrjetet sociale, ajo së fundi publikoi një fotografi ku si gjithmonë veshja dhe aksesorët e saj tërheqin vëmendjen.
Ndryshe, Adelina ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor, i fundit ishte ‘S’je i pari’ rreth një viti më parë. /Lajmi.net/