Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ka parë një dokument që kisha ortodokse serbe i bënte thirrje zyrtare për mobilizim në luftë të gjithë të rinjve. Kurse, njeriu i gjorë, Hashim Thaçi nga frika nga Gjykatës Speciale, është në gjendje të përkulet edhe para pllakave të terrorit shqiptar.
Konjufca tha se kisha ortodokse serbe shkaktoi gjenocid ndaj shqiptarëve dhe kishte rol të jashtëzakonshme në mobilizimin e popullit serb në luftë për vrasjen e popujve tjerë.
“E kam parë një dokument të rëndësishëm që posedon Shukri Aliu. Ky dokument është thirrje zyrtare që kisha ortodokse serbe ia bënte për mobilizim në luftë të gjithë të rinjve. Është thirrje me emër e me mbiemër dhe fton të shkoj në luftë. Do të ishte mirë që ky dokument të botohej, sepse e gjithë bota do ta shihte se me çfarë kishe kemi të bëjë. Një kishë që duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodh në Ballkan. Kurrë nuk e tha qoftë një deklaratë pendese për këto vepra makabre”, tha ai.
Ai shtoi se vetëm 12 ditë pas masakrës së Reçakut, Serbia po festonte përmes ndërtimit të një kishe në mes të UP.
“Për Serbinë UP është parë si rezistencë nga shqiptarët. Një oborr i tillë kaq i madh i UP ishte i panevojshëm për Serbinë, prandaj ndërtuan një kish politike aty. Sot Aleksandër Vuçiq po don me vazhduar punën aty ku e ka lënë Millosheviqi. Deklaratat e Thaçit për mbrojtjen e kishës është vepër monstruoze, është neveritëse. Njeri i gjorë nga frika nga Gjykatës Speciale, është në gjendje të perkulet edhe para pllakave të terrorit shqiptar. Ah sikur ta mbronte kështu veriun, kullën, Qakorrin, sa më ndryshe do t’i kishim punën”, tha ai./KosovaPress/