Khloe Kardashian e ka bërë realitet ëndrrën e një fansi të saj të madh.
Në moshën 34 vjeçare, ylli televiziv më në fund ka shkuar në mbrëmjen e saj të parë të maturës – krejt kjo falë ftesës që ka marrë nga një fans.
Kardashian ka shoqëruar fansin e saj Narbeh në mbrëmjen e maturës të Hoover High School në Glendale të Kalifornisë.
My very first prom and I went with THE BEST date ever @NarbehKardash !!!!! We had so much fun!!! How handsome is my date??? pic.twitter.com/LohG4cXKU2
— Khloé (@khloekardashian) June 2, 2019
Në ndërkohë fansi i saj ‘i çmendur’ ka postuar disa fotografi me yllin e “Keeping Up With The Kardashians” në Instagram.
“Khloe Kardashian është shoqëruesja ime e mbrëmjes së maturës. Po ndjehem jashtëzakonisht i lumtur”, ka shkruar ai në postimin e tij ku ka bashkangjitur disa fotografi.