Një kamion transportues është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga ky rast që raportohet se ka ndodhur rreth orës 14:00 nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Ndërkaq edhe pse njësitet patrulluese të policisë janë në vendin e ngjarjes, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që shkaktuan zjarrin.