Janë përleshur dy persona fizikisht në Prishtinë, ku njëri prej tyre raportohet se ka nxjerrë revolen të cilën ua ka drejtuar dy viktimave të tjera, dëshmitarë të rastit.
“Dy viktimat një mashkull dhe një femër K-Shqiptare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë fillimisht janë përleshur në mes veti e më pas njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë një revole në drejtim të viktimave e më pas është larguar”, ka njoftuar policia.
Njësiti policor në veturën e të dyshuarve ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të llojit “Cërvena Zastava” me një karikator dhe nëntë (9) fishekë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë./KosovaPress/





















