Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë, gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast ‘vrasje e rëndë’, ku viktimë është një foshnje dy muajshe, ku me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër rome.
Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante përkatëse.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje./KP