Aktuale

Sot lansohet fushata, “Të gjithë jemi këmbësorë”

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës do të lansojë fushatën vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”, e cila ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik dhe kujdesin që duhet pasur ndaj këmbësorëve.

Kjo fushatë lansohet nga Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Trafikut Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin marrin pjesë zyrtar të lartë nga Policia e Kosovës dhe Ministria, do të bëhet edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim./FaktePlus