Aktuale

Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit janë të mendimit se kërkesa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë është një tallje me qytetarët, pasi që një Tribunal i tillë mund të krijohet vetëm nga OKB-ja.

Largimin nga seanca e paralajmëroi vetë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.