Aktuale

27 vjeçari gjendet i varur në një fshat të Shtimes, policia jep detajet

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zvërcë në komunën e Shtimës.

Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit, tregohet në raportin e policisë, shkruan lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, nga Policia Rajonale e Ferizajit për lajmi.net kanë bërë të ditur se personi është gjetur i varur rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë edhe pse sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje.

Viktima është mashkull i moshës 27 vjeçare. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli