Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Sipas institutit, reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, e temperaturat do të jenë nga 5 deri në 18 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./FaktePlus