Aktuale

Arratiset një person nga burgu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Qendra Korrektuese në Lipjan, dje rreth orës 09:30, ka arritur që një i burgusor të arratiset.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur po ashtu se kanë qenë njësitet intervenuese të cilët e kanë arrestuar pesonin në fjalë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke vuajtur dënimin për vepra të ndryshme penale, kishte arritur të arratiset. I njëjti është arrestuar dhe rikthyer në Qendren Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raport./FaktePlus