Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në Komision Parlamentar për të dëshmuar për rastin e gjashtë gylenistëve të Turqisë.
Kjo mbledhje ka kaluar në përplasje mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit. Mirëpo ka pasur edhe momente kur është shprehur dashuria.
Pas deklaratës së Sami Kurteshit i cili tha se eksperti i angazhuar për të analizuar deklaratën Thaçit ka qenë asistent i tij sa ishte Avokat i Popullit, presidenti Thaçi u shpreh se në këtë rast pra qenka njeri i afërt i Kurteshit. Pasi Kurteshi hodhi poshtë këto pohime, presidenti Thaçi duke qeshur iu drejtua atij me fjalët ‘Të dua’, gjë që nxiti të qeshura në komision.
Shikoni videon: