Aktuale

Sot mot me diell

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë pritet të ketë intervale më të gjata me diell, të dielën dhe të hënën do të jetë më ngrohtë, ndërsa ditën e martë më freskët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Për sot, meteorologët parashikojnë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m.

the authorBurbuqe Metolli